Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, i ka reaguar ministrit serb Ivica Daçiq, lidhur me fushatën e fundit të filluar kundër pavarësisë e shtetësisë së Kosovës, duke e rikujtuar atë se Kosova është sovrane në tërë territorin e saj.
Në një njoftim për media, Lekaj udhëheqësinë e Serbisë e krahason me domatë të serrave.
Sipas tij, Serbia i fut hundët tek punët e të tjerëve e punët e veta i kanë si mos më keq.
“Udhëheqja e Serbisë si domate e serrave. Avazi i ‘patriotizimit’ të udhëheqjes së Serbisë vazhdon të jetë i njëjti, fjalë shumë e duke i futur hundët në secilën punë të secilit vend sovran të rajonit, e punët e veta si mos më keq, janë damkosur si domatja e serrave, janë bërë (edhe më shumë) të gërditshëm. Shteti i dollarit, monedhë që Daçiq shkruan ëndrra mbi të, Amerika bashkë me UÇK-n, ka kohë që ia kanë shuar këto ëndrra, ëndërrimtarit Daçiq e shokut të tij Vuçiq. Kosova është sovrane, si në Jug si në Veri dhe ma nuk ka vend për Serbinë”, thuhet në reagimin e ministrit Lekaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.