×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri malazez: Nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë kurrë negociata për rishikim kufijsh mes Kosovës e Malit të Zi

    Reporteri
    05 Nëntor 2019 | 15:46

    Ministri i jashtëm malazez, Sërgjan Darmanoviq  ka mohuar se ka pasur çfarëdo negociatash për rishikim kufijsh mes Kosovës  e Malit të Zi. Ai ka thënë se këso bisedime nuk ka pasur dhe nuk do të ketë asnjëherë, shkruajnë mediat malazeze, transmeton Reporteri.net.


    Këto deklarata ai i ka bërë në Parlamentin malazez pasi është pyetur nga deputeti i Frontit Demokratik, Milun Zogoviq, nëse si ministër i jashtëm ka qenë pjesë e negociatave për rishikimin e demarkimit të kufirit  me Malin e Zi, Dermanoviq deklaroi se nuk ka qenë kurrë pjesë e negociatave të tilla.

    “Unë nuk kam marrë pjesë në asnjë negociatë që transferon territorin e Malit të Zi te askush, sepse negociata të tilla nuk ka pasur asnjëherë dhe as nuk mund të ketë”, është shprehur  shkurt Darmanoviq. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!