Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u ka uruar suksese ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që po marrin pjesë në garën për Luftëtarin më të mirë, që po mbahet në shtetin e Iowa-s.
Maqedonci ka bërë me dije se ushtarët dhe nënoficerët më të aftë do të përzgjidhen përmes një sërë testesh, duke theksuar qëndrueshmërinë, forcën dhe aftësitë.
“Konkursi i Luftëtarit më të mirë (Best Warrior) 2024 të Shtetit të Ioëa-s po zhvillohet këtë fundjavë në Camp Dodge, Ioëa. Ushtarët dhe nënoficerët më të aftë do të përzgjidhen përmes një sërë testesh, duke theksuar qëndrueshmërinë, forcën dhe aftësitë. Fituesit nga shtete të ndryshme, përfshirë Kosovën, do të garojnë në Ioëa për herë të parë në shtatë vjet. Suksese ushtarakëve garues të FSK-së dhe fitoftë më i miri!”, ka shkruar Maqedonci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.