×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Mehaj falënderon ShBA-në për ndihmën rreth shuarjes së zjarreve: Zoti e bekoftë ushtrinë e saj

    Reporteri
    08 Gusht 2021 | 11:21

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka falënderuar ushtrinë amerikane për ndihmën e dhënë për shuarjen e zjarreve në Kosovë.


    Mehaj në një postim në Facebook, njoftoi se ka vizituar Kampin Amerikan “Bondstel”, gjersa ka falënderuar SHBA-në, Departamentin e Mbrojtjes dhe kontingjentin amerikan të KFOR-it, për gjithçka që bënë për lirinë, pavarësinë, ndërtimin, zhvillimin dhe përparimin e vendit tonë.

    “E në vizitën time, përveç falënderimit për mbështetjes dhe bashkëpunimin e ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, i shpreha falënderimin dhe mirënjohjen edhe për angazhimin e pazëvendësueshëm të fundit të njësisë së helikopterëve në shuarjen e zjarreve. Zoti e bekoftë SHBA-në dhe ushtrinë e saj! Zoti e bekoftë miqësinë dhe aleancën tonë të përjetshme!”, shkroi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!