×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Mehaj ka një lajm të mirë nga Gjermania

    Reporteri
    12 Dhjetor 2021 | 11:32

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar për një lajm të mirë që vjen nga Hamburgu i Gjermanisë, ku major Bajram Kela, ka përfunduar me sukses kursin për oficer të shtabit të përgjithshëm në Akademinë e lartë Ushtarake të Bundesëehr-it.

    Një lajm tjetër i mirë na vjen nga Hamburgu i Gjermanisë, ku major Bajram Kela, përfundon me sukses kursin për oficer të shtabit të përgjithshëm në Akademinë e Lartë Ushtarake të Bundesëehr-it.

    Falënderojmë shtetin mik, Gjermaninë, për përkrahjen e vazhdueshme, kurse Major Kelës i urojmë suksese të mëtejme në karrierën ushtarake në shërbim të vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!