Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se ka arritur në rreth 7 milionë euro investimi në Bonot e Diasporës.
Ai tha se mërgata po preferon investimin më afatgjatë në vend, pasi që mbi 80% e shumës së investuar është në Bonot 5-vjeçare.
“Interesimi për të investuar në Bonot e Diasporës tashmë ka arritur në rreth 7 milionë euro”, u shpreh ministri Murati.
“Megjithëse kemi ofruar dy afatizime, mërgata jonë duket se preferon investimin më afatgjatë në vend, sepse mbi 80% e shumës së investuar është në Bonot 5-vjeçare. Mërgata për Kosovën“, shkroi ai në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.