Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se numri i bizneseve që janë hapur në tremujorin e parë të këtij viti ka shënuar rekord.
Sipas Muratit, për këta tre muaj janë regjistruar 3 mijë e 86 biznese të reja,
Duke iu referuar këtyre të dhënave, Murati ka thënë se ekonomia e vendit po vazhdon zgjerimin përkundër krizave globale.
“Në tremujorin e parë të vitit 2023 janë regjistruar gjithsej 3,086 ? biznese të reja, që paraqet shifrën më të lartë të regjistruar ndonjëherë. Lajmi tjetër i mirë është që në sektorin e prodhimit ? janë hapur 353 biznese të reja, që e vendos si sektorin e dytë, menjëherë pas tregtisë. Sipas komunave, prin Prishtina me 862 biznese të hapura, që len pas Ferizajn me 267 biznese të hapura, kurse në vendin e tretë është Prizreni me 261 biznese të hapura”, ka shkruar Murati.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.