Ministri i Financave, Hekuran Murati, thotë se në janar të vitit 2024 janë hapur 998 biznese të reja ndërsa janë shuar 133 sosh, shkruan Reporteri.net.
Sipas tij, në studio televizive flitet vetëm për ato të shuarat, për të krijuar përshtypjen e një apokalipsi të paqenë.
Murati ka shtuar se në vitin 2023, janë regjistruar gjithsej 11,409 biznese të reja.
Postimi i tij i plotë:
Në janar 2024 janë hapur 998 biznese të reja, ndërsa janë shuar 133 sosh.
Në vitin 2023 nëse e marrim si total, janë regjistruar gjithsej 11,409 biznese të reja.
Mirëpo nëpër studio televizive flitet vetëm për ato të shuarat, për të krijuar përshtypjen e një apokalipsi të paqenë.
Edhe kësaj radhe, shifrat dhe faktet demantojnë propagandën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.