Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka thënë se me personat e riatdhesuar nga Siria do të merren organet e drejtësisë, dhe se ata që kanë bërë faje do të ndëshkohen.
Mustafa, ka thënë se barra kryesore për procesin e riatdhesimit të qytetarëve të Kosovës nga Siria i ka rënë Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Këta janë shtetas tanë dhe kemi qenë të detyruar të bëjmë riatdhesimin e tyre. I falënderoj SHBA-në dhe partnerët tjerë që e kanë ndihmuar procesin. Jo të gjithë nga ta kanë shkuar me dëshirë në Siri, por kanë qenë të detyruar nga dikush tjetër”, tha ai në Dukagjin, përcjell Telegrafi.
Ministri i Punëve të Brendshme tha se jo të gjithë nga ta do të fajësohen, por secili nga ta do të trajtohet me metodat e shteteve demokratike të risocializimit.
“Ata që kanë fajësi [në Siri] do të ndëshkohen. Organet e drejtësisë në Kosovë do të merren me ta. Por edhe ata që do të trajtohen nga drejtësia do t’i nënshtrohen edhe procesit të deradikalizimit për t’u integruar në shoqërinë kosovare”.
“Nuk pritet rrezik prej tyre, sepse jemi të organizuar mirë. Falënderoj bashkëpunëtorët nga Ministria e Brendshme, ajo e Drejtësisë dhe Shëndetësisë, sepse te këta persona është dashur brenda 72 orëve të bëhen kontrollet shëndetësore e psikologjike”, tha Mustafa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.