×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri në detyrë i LDK-së fillon fushatën, e harron rrezikun nga Covid-19

    Reporteri
    27 Dhjetor 2020 | 21:07

    Edhe pse ende nuk është vendosur data e mbajtjes së zgjedhjeve, partive nuk po ju intereson fare gjendja me pandeminë, pasi tash veç kanë nisur fushatë.


    Kështu po vepron edhe partia në pushtet, LDK-ja, zyrtarët e së cilës kanë nisur të vrapojnë në vende të ndryshme për të mbledhur vota

    Në një fotografi të publikuar së fundi nga ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi shihet turmë e madhe e qytetarëve të cilët janë mbledhur në përkrahje të LDK-së, shkruan Reporteri.net.

    Abrashi që është sekretar i partisë, ka harruar se rreziku nga pandemia COVID-19 nuk ka kaluar, por ai po i thyen rregullat që i ka vendosur kryeministri që vije nga partia e tij.

    “Nga vendi i ngjarjes. LDK vazhdojmë”, shkroi Abrashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!