×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Peci: Pretendimet se Donika Gërvalla është kundër UÇK-së janë të paqena dhe “shtisje”

    Reporteri
    13 Qershor 2022 | 23:02

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i ka quajtur të paqena dhe ‘shtisje’ pretendimet se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Sipas tij, është përpjekje e kotë që të tentohet të ndjellet diçka që është kundër UÇK-së, në gjakun e familjes Jusuf Gërvalla.

    “Kjo temë është një tentativë për t’iu rikthyer një teme të shtisur sikurse në të kaluarën, në periudhën pas luftës që ka pasur një tendencë që me e fut ish-presidentin Rugova si një kundërshtar i vlerave dhe asaj se çfarë përfaqëson familja Jashari”.

    “E dyta mendoj që partite politike kryesisht opozitare, në një masë, sikur po bien pre e asaj që po e them temë e shtisur dhe mendoj që i ka dalë boja për shkak se me pretendu se Donika Gërvalla është kundër UÇK-së është thjesht e paqenë”, është shprehur Peci.

    Ministri Peci ka thënë se jo vetëm ministrja Gërvalla por asnjë shqiptar nuk beson se kanë diçka kundër kauzës, veprimtarisë dhe luftës së UÇK-së.

    “Në këtë kontekst, mendoj që çdo përpjekje, gjatë një viti qeverisjes, ne në Kosovë jemi përballur me një super ekskluzive e cila ka mbretëruar për një kohë të gjatë, ka qenë pritet shumë shpejt me burime të sigurta shkarkimi i Gërvalles, derisa në një intervistë kryeministri i vendit, Albin Kurti thjesht e shfyru atë balon”, ka thënë ai në debatplus.

    “Adresat e para të sulmit që të munden ta prishin partneritetin në mes LVV-së dhe Guxo, është presidentja, zyra e presidencës, zyra e zëvendëskryeministres”, ka thënë ai.

    “Mos të harrojmë se data e çlirimit 12 qershori, zyrtarisht shënohet si Dita e Paqes, në postimin e Donika Gërvalles nuk e pash në këtë rast rolin dhe kontributin e Ibrahim Rugovës, por kur flet për luftën çlirimtare, ajo i përfshin ushtrinë çlirimtare por edhe gjeneratat e tëra, rolin dhe kontributin e gjeneratave në breza, dhe rolin e kontributin dhe luftën e Shaban Polluzhës, për shkak se nuk ka luftuar vetëm ushtria por është një periudhë gati një shekullore e sakrificës së popullit të Kosovës për çlirim”.

    Ai ka thënë se është mirë si temë të shtrohet se kush është mënyra e përfaqësimit në nivel institucional që i bën nder më të madh kontributit të popullit të Kosovës për çlirim në këtë rast edhe dëshmorëve të fundit të UÇK-së.

    “A janë ata përfaqësuesit e dinjitetshëm, të pakorruptuar, që e përfaqësojnë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundur, a janë ata që luftojnë për Kosovën sikurse kanë luftuar ushtarët e UÇK-së apo janë ata që në emër të UÇK-së kanë abuzuar edhe thjesht kanë instaluar qeverisje korruptive që e kanë degraduar edhe nivelin e mirëqenies edhe proceset integruese të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, përfundoi ai.

    Ndryshe, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, me rastin e 23-vjetorit të çlirimit të Kosovës, ka përkujtuar të rënët për liri, ushtarët e NATO-s, dhe partnerët ndërkombëtarë të Kosovës që ndaluan gjenocidin dhe spastrimin etnik të shqiptarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!