Ministri e falënderoi për kontributin e dhënë nga Qeveria Suedeze përmes projekteve të ndryshme në zhvillimin e sektorit të pyjeve në Kosovë.
U vlerësua se projekti “Forcimi i Pylltarisë së Qëndrueshme përmes Ndërtimit të Kapaciteteve në Menaxhimin e Pyjeve të Bazuar në Bujqësi” ka qenë kontribut solid dhe se përvoja të tilla janë të mirëpritura edhe në të ardhmen.
Gjithashtu u vlerësua se bashkëpunimi dhe përvoja suedeze në menaxhimin, mirëmbajtjen dhe ripërtëritjen e pyjeve është e rëndësishme për sektorin e pyjeve në Kosovë.
Ministri mirëpret gadishmërine e shtetit suedez në përfshirjen dhe dhënien e kontributit edhe përmes konsultimit në politikat sektoriale dhe hartimin e Strategjisë se Pyjeve për vitet 2021 – 2030, strategji kjo e cila do të kontribuojë në zhvillimin e këtij sektori te Ministrisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.