Ministria e Mbrojtjes me anë të një konference prezantoi aktivitetet dhe rezultatet e arritura gjatë vitit 2019.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha tha se gjatë këtij viti kjo Ministri ka arritur t’i realizojë të gjithë objektivat e saj.
Berisha tha se këtë vit kanë t’i realizojnë tranzicionin e Ministrisë së Mbrojtjes, emblemat, simbolet dhe flamujt e njësive.
“Po ashtu pas rekrutimit të fundit që kemi pasur kemi arritur ta rrisim përqindjen e komunitetit jo shumicë, kemi arritur ta rrisim përqindjes e gjinisë femërore në FSK, 11 përqind komuniteti jo shumicë deri 10 përqind. Po ashtu FSK vazhdon që të jetë institucioni më i besueshëm më përqindje më të lartë më e theksuar”, tha Berisha.
Ai në këtë konferencë përmendi edhe bashkëpunimin me NATO-n dhe Shtetet e Baskuara të Amerikës. Ndërsa komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama tha se po e përmbyllin një vit si ushtri e Kosovës që me shekuj është pritur. Rama tha se janë duke punuar që pjesëtarët e ushtrisë të jenë në misione paqeruajtëse dhe në aktivitete të tjera.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.