×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Reka s’po bëhet rehat, i ndërron tri herë “fotelet” në zyrën e tij

    Reporteri
    03 Mars 2020 | 15:31

    Ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, duket se nuk po rehatohet në zyrën e tij të re.


    Që nga 6 shkurti kur ai zyrtarisht e mori detyrën nga ish-ministrja Dhurata Hoxha, ai i ka ndërruar disa herë ulëset në kabinetin e tij ku ai pret mysafirët, shkruan lajmi.net.

    Në komunikatat e lëshuara me fotografi nga zyra e Rekës, është vërejtur që në të paktën tri takime, ai i ka ndryshuar ulëset në zyrën e tij.

    Në fillim zyra e Rekës ka pasur të vendosura disa ulëse të njohura si “fotele”, teksa më vonë të njëjtat i ka ndryshuar dy herë.

    Teksa nuk dihet nëse zyra e Rekës ka shpenzuar para për këto ndryshime që nuk dihet as pse kanë ndodhur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!