Ministri i Mbrojtjes ka takuar sot gjeneralin Tod D. Wolters që njëherit është edhe Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR.
Berisha ka thënë se Gjeneralin Wolters e ka njoftuar me zhvillimet në Ministrinë që ai drejton dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ministri Berisha është shprehur se gjeneralin e ka njoftuar për përbërjen multietnike të FSK-së.
“Gjithashtu njoftova gjeneralin se FSK-ja është ushtri multietnike dhe profesionale, e gatshme për të ofruar e siguri në vend, por bashkë me partnerët tanë edhe në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar Ministri Berisha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.