×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri serb e pranon se Serbia ra në “dy gjunjë” nga taksa, pësoi humbje prej 260 milionë euro

    Reporteri
    24 Korrik 2019 | 15:04

    Serbia ka pësuar dëme prej 260 milionë euro deri më tani nga rritja e taksave nga ana e shtetit të Kosovës mbi të gjitha produktet që prodhohen në Serbi.


    Këtë e ka konfirmuar ministri i Tregtisë në Serbi, Rasim Ljajiç.

    Shuma do të vazhdojë të rritet pasi që edhe kur të hiqet taksa, kompanive serbe do iu duhet kohë që të kthehen në tregun e Kosovës.

    “Vendet tjera kanë zënë vendin tonë posa u erdhi rasti”, ka thënë Ljajiç.

    Me datën 21 nëntor qeveria e Kosovës kishte rritur taksat mbi të gjitha produktet e Serbisë dhe Bosnjës në 100% nga 10% që e kishte vënë më herët atë muaj. Lëvizja ishte vënë për të mbrojtur sovranitetin e shtetit të Kosovës. Ajo u vë pasi që Serbia ndikoi në mospranimin e Kosovës në disa organizata ndërkombëtare si Interpoli

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!