Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, ka folur për takimin e djeshëm midis delegacionit kosovar dhe atij serb në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Selakoviq tha se asnjëherë nuk ka përjetuar diçka të tillë në bisedimet Kosovë-Serbi.
“Presidenti Vuçiq është njeri që vazhdimisht merr pjesë në bisedime me përfaqësuesit e Prishtinës, dhe unë kam qenë shumë herë i pranishëm, por nuk kam përjetuar diçka të tillë”, ka thënë Selakoviq për Tv Prva.
Sipas tij delegacioni kosovar nuk tregoi as konstruktivitetin më të vogël.
Selakoviq shtoi se pika e vetme për të cilën u dakorduan është që të takohen përsëri në fund të korrikut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.