×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Shala: S’do të lejojmë produkte të kontrabanduara dhe të pakontrolluara në tregje

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 15:28

    Ministri i Tregtisë, Endrit Shala ka inspektuar sot bashkë me gazetarët disa pika shitëse në Kosovë.


    Përmes një postimi në Facebook, Shala ka thënë se ka kaluar koha kur qytetarët e Kosovës kanë konsumuar produkte pa kurrfarë kontrolli.

    Sipas tij çdo produkt që hyn në Kosovë, së pari do të kalojë në procesin e verifikimit.

    Ky është postimi i Facebook:

    Ka kaluar koha kur qytetarët e Republikës së Kosovës kanë konsumuar produkte pa kurrfarë kontrolli. Ka kaluar koha kur në tregun e Kosovës janë plasuar produkte pa asnjë kriter. Tashmë jemi në proces të verifikimit të secilit produkt që tregtohet në Kosovë së bashku me institucionet tjera relevante.

    Sot bashkë me mediat përfunduam inspektimin e marketeve që të vërtetojmë se çdo produkt që hyn në Kosovë a i ka kryer të gjitha kontrollet sipas ligjeve në fuqi.

    Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke mbikëqyrur tregun në vazhdimësi përmes kontrollove në mënyrë që të parandalohen produktet e kontrabanduara. Dhe, të njëjtat të mos tregtohen në vendin tonë.

    Gjithashtu inspektuam dhe verifikuam implementimin e Udhëzimit Administrativ për vendosjen e flamujve që derivon nga Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit. Ne do të vazhdojmë ta mbikëqyrim tregun, duke u fokusuar në mos lejimin e shitjes së produkteve të kontrabanduara. Do të vazhdojmë mbrojtjen e konsumatorit, që secili produkt që shitet në Kosovë të kontrollohet dhe të jetë i sigurt, duke përmbushur standardet

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!