Në prag të Samitit të NATO-s që do të mbahet në Hagë, Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu ka thënë se Aleanca po përgatitet për të thelluar bashkëpunimin dhe për të rritur angazhimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Ai tha se punimet e zhvilluara sot në Bruksel u fokusuan në nevojën për një konsensus të gjerë mbi rritjen e shpenzimeve në Mbrojtje dhe Siguri, me theks të veçantë në prodhimin vendas, gatishmërinë operacionale dhe investimet në infrastrukturën kritike.
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë vlerësoi veçanërisht fokusin e Aleancës në përballjen me kërcënimet në Evropën Jug-Lindore, përfshirë edhe vigjilencën e shtuar në Kosovë.
“Me rëndësi është vëmendja e Aleancës ndaj kërcënimeve në Evropën Jug-Lindore dhe vigjilenca e shtuar në Kosovë,” theksoi ministri, duke nënvizuar domosdoshmërinë për qëndrueshmëri dhe koordinim në këtë rajon të ndjeshëm gjeopolitik.
Ai shtoi se: “U theksua nevoja për shpejtësi dhe kohezion në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse në përgjigje të kërcënimeve në Lindje dhe sfidave të reja hibride”
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.