×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Sveçla nga aeroporti: Shteti do të kujdeset për ceremonitë e varrimit të viktimave

    Reporteri
    28 Korrik 2021 | 0:03

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka falënderuar shtetin kroat për ndihmën që shteti kroat u ka ofruar qytetarëve të Kosovës të cilët të dielën pësuan një aksident tragjik, ku humbën jetën 10 qytetarë dhe dhjetëra të tjerë u lënduan derisa po udhëtonin nga Gjermania në Kosovë.


    “Angazhimi i palës kroate ka qenë që nga kryeministri e ministrat”, tha ai.

    Sveçla ka thënë se të gjitha procedurat formal juridike për transportimin e viktimave kanë përfunduar, trupat e tyre janë rrugës, shkruan Reporteri.net.

    “Ne do të organizojmë ceremonitë e varrimit. Në të njëjtën kohë ne vazhdojmë përkujdesin për të lënduarit që kanë ardhur në Kosovë dhe ata që janë ende në Kroaci”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!