×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Sveçla pasi trupat e FSK-së shkuan për ta ndihmuar Shqipërinë: Jemi përherë përkrah njëri-tjetrit

    Reporteri
    09 Gusht 2021 | 22:34

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se tashmë kanë arritur në Shqipëri ekipet e para të Zjarrfikësve nga Kosova për t’i ndihmuar në shuarjen e zjarreve.


    Sveqla thotë se ndihma ndaj njëri tjetrit në situata të tilla është e domosdoshme

    Postimi i plotë:

    Të dashur qytetar,

    Republika e Shqipërisë po përballet me problematikën e zjarreve tash e disa ditë. Natyrisht, se ndihma ndaj njëri tjetrit në situata të tilla është e domosdoshme.

    Prandaj, sot si Ministër i MPB-së, kam kërkuar një mobilizim urgjent të ekipeve të zjarrfikësve, si përgjigje ndaj kërkesës urgjente të autoriteteve shqiptare për ndihmë dhe mbështetje të autoriteteve lokale të Kukësit, në luftimin e zjarreve.

    Qendra Operative e MPB-së, në bashkëpunim me atë të AME-së, kanë përgatitur trupat për dislokim në Republikën e Shqipërisë, konkretisht në Qarkun e Kukësit për mbështetjen e autoriteteve vendore në luftimin e zjarreve.

    Jemi në koordinim të vazhdueshëm me autoritetet dhe sapo kanë arritur atje ekipet e para të zjarrfikësve sipas kërkesave.

    Ne do të jemi përherë përkrah njëri-tjetrit, në tejkalimin e sfidave të përbashkëta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!