×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Tahiri kërkon që të hetohen dhe sqarohen rrethanat e vdekjes së 11 vjeçarit në Fushë Kosovë

    Reporteri
    17 Korrik 2019 | 14:07

    Ministri i Drejtësisë, Ableard Tahiri, ka kërkuar që rrethanat e vdekjes së të miturit nga Fushë Kosova të sqarohen deri në fund.


    Tahiri deklaroi se si ministër i Drejtësisë është thellësisht i bindur se dinjiteti i njeriut në shoqërinë tonë nuk mund të jetë subjekt i angazhimit ose mos angazhimit të institucioneve.

    “Mbi pretendimet që janë ngritur për mundësinë e neglizhencës në trajtimin e paralajmërimeve të këtij rasti, konsideroj se duhet një hetim i plotë dhe pa paragjykim”, tha ai, derisa shtoi se nëse ka pasur neglizhencë, ajo nuk mund të tolerohet.

    Postimi i Tahirit:

    Rrethanat e vdekjes së të miturit nga Fushë Kosova duhet sqaruar deri në fund. Pa dashur të paragjykoj asnjë element rreth këtij rasti, si Ministër i Drejtësisë jam thellësisht i bindur se dinjiteti i njeriut në shoqërinë tonë nuk mund të jetë subjekt i angazhimit ose mos angazhimit të institucioneve. Përgjegjësitë tona ligjore, kushtetuese e institucionale janë të ndara, por të gjitha bashkë janë në funksion të shoqërisë dhe anëtarëve të saj pa dallim.

    Vlera e institucioneve merr tipare kuptimplota vetëm atëherë kur ato arrijnë të përmbushin misionin e tyre. Mbi pretendimet që janë ngritur për mundësinë e neglizhencës në trajtimin e paralajmërimeve të këtij rasti, konsideroj se duhet një hetim i plotë dhe pa paragjykim. Institucionet e zbatimit të ligjit në Republikën e Kosovës funksionojnë mirëfilli dhe janë agjens të plotfuqishëm e të besueshëm, të cilëve qytetarët ju drejtohen për ndihmë. Prandaj brenda tyre neglizhenca nëse ka të tillë, nuk mund të tolerohet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!