×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Tahiri konfirmon kthimin e grave dhe fëmijëve të xhihadistëve të vrarë në Siri: Operacioni u krye me sukses

    Reporteri
    20 Prill 2019 | 1:35

    Ministri i Drejtësisë, në një paraqitje të jashtëzakonshme para mediave, nga aeroporti i Prishtinës, ka konfirmuar se sonte janë sjellë në Kosovë, disa persona nga Siria.


    “Operacioni i planifikuar për kthimin e disa qytetarëve tanë nga Siria, mund të them se ka përfunduar me sukses. Dhe për çdo detaj tjetër do ta merrni nesër në një konferencë në ora 10:00”, ka thënë Abelard Tahiri, shkruan Reporteri.net, në këtë paraqitje rreth orës 01:20 të mesnatës në afërsi të aeroportit të Prishtinës.

    “Mund të konfirmojë vetëm se ky operacion tashmë ka përfunduar”, ka shtuar Ministri i Drejtësisë.

    Siç ka raportuar, Gazeta Online “Reporteri.net”, rreth orës 23:00 të së premtes, në aeroportin e Prishtinës janë sjellë nga Siria në Kosovë dhjetëra gra dhe fëmijë kosovarë të cilit janë arritur të nxjerrën nga kampet e xhihadistëve në Siri.

    Kjo ka mobilizuar të premten në mbrëmje Policinë e Kosovës të cilët kanë blinduar Aeroportin e Prishtinës me njësi speciale. /Reporteri.net/.

    Ekskluzive: Kthehen në Kosovë disa gra dhe fëmijë të xhihadistëve të vrarë në Siri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!