×
  • Lajme
  • Lajme / Skandali me grantet

    Ministri Peci thotë se me “fabrikime” po mbillet gjuhë e urrejtjes ndaj tij, publikon mesazhin kërcënues që mori

    Reporteri
    26 Nëntor 2024 | 9:54

    Ministri i Bujqësisë Faton Peci ka thënë se ndaj tij është duke u mbjellë gjuhë e urrejtjes.

    Peci në rrjetin social Facebook ka shpërndarë një mesazh kërcënues duke i bashkangjitur kështu dhe profilin e tij.

    “Gjuha e urrejtjes së mbjellur nga fabrikimet “akademike”, ka shkruar Peci në Facebook.

    Ditëve të fundit  Faton Peci ka qenë në qendër të kritikave pasi është raportuar për favorizime me grante nga Ministria e Bujqësisë.

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka ndarë shumë të majme në formë granti për familjarë të zyrtarëve të pushtetit. 100 mijë euro në formë granti i janë dhënë vëllait të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacollit për një shtallë, e 50 mijë tjera i janë ndarë një bashkëpartiaku të tij për ndërtimin e disa villave.

    Projekti i Blerim Pacollit është me bashkëfinancim. Pas Blerim Pacollit, vëllait të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe kryetare e Komisionit për Bujqësi Fitore Pacolli, edhe një tjetër familjar i saj është shpërblyer me grant 100 mijë eurosh nga Ministria e Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci.

    Ministria e Pecit  ia ka ndarë ndarë 100 mijë euro dajës së saj, Sylejman Islamit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Pas reagimeve të shumta, Pecia ka pezulluar përkohësisht grantet që i dha këshilltarit të tij, Naim Huruglica dhe vëllait të deputetes së VV-së, Fitore Pacolli, Blerim Pacollit.

    Për Naim Huruglicën, por edhe për Blerim Pacollin anulimi është bërë në të njëjtën ditë, më 22 nëntor 2024./Reporteri.net/

    Ministri Peci pezullon përkohësisht grantet për këshilltarin e tij dhe vëllain e Fitore Pacollit

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!