×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Vitia lë të kuptohet se ka mungesë të vaksinave: Sa kemi vaksina janë edhe terminet

    Reporteri
    29 Gusht 2021 | 19:42

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencën për media me kryeministrin Albin Kurti, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare e ka lënë të kuptohet se ka mungesë të vaksinave anti-COVID.


    Ai ka thënë se në momentin që kemi më shumë vaksina, atëherë punohet edhe të dielën.

    “Sa kemi vaksina janë edhe terminet, në momentin kur do të kemi më shumë vaksina, së shpejti do të arrijnë 500 mijë vaksina dhe do të punohet edhe vikendeve dhe do të bëhen pika mobile. sa kemi vaksina në stoqe mund të lejojmë edhe vaksinimet në platformen E-Kosova”, ka thënë Vitia, në konferencë shkruan Reporteri.net.

    Ai ndërkaq ka bërë thirrje edhe që të merret vaksina AstraZeneca, krahas asaj të kompanisë Pfizer.

    “Natyrisht, sa kemi vaksina në stoqet tona, aq janë edhe terminët për vaksinë. Në momentin që kemi më shumë vaksina, atëherë punohet edhe të shtunën siç është punuar. Kur të arrijë kontingjenti i vaksinave Pfizer nga SHBA, do të vijojë puna vikendeve”, tha ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!