Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencën e thirrur për media ka thënë se lajmi i publikuar nga Gazeta Insajderi është i pavërtetë i dëmshëm dhe dashakeq.
Bëhet fjalë për një hulumtim të bërë nga Insajderi ku thuhet se ministri Vitia nuk ka nënshkruar kontratë me kompaninë Pfizer dhe BioNtech.
“Temë e cila u provokua nga një lajm i pavërtetë, i cili po të mos ishte i dëmshëm ndoshta do të reagonim edhe të hënën apo nuk do të reagonim fare”.
“Më lejoni të jem i shkurtë dhe i qartë, lajmi i publikuar në gazetën Insajderi është i pavërtetë i dëmshëm dhe dashakeq”.
“Këto të dhëna janë konfidenciale, ata që rrjedhin të dhëna konfidenciale duhet të kuptojnë që dëmtojnë procese. Procesi i sigurimit të sigurimit të vaksinave nuk është lojë. E të rrezikosh sigurimin e vaksinave, ke rrezikuar shëndetin e qytetarit. Ne ftojmë prokurorin e shtetit që të mbrojë shëndetin e qytetarëve dhe të mbrojë këtë proces kaq delikat”.
“Si ministër i juaji i Shëndetësisë, ajo çka mund të them me siguri të plotë është se jam i kënaqur me procesin që është arritur deri tash”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.