Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pranuar një letër falënderimi nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë.
Ministri Vitia përmes një postimi në Facebook thotë se letra është falënderim për të gjithë ata që çdo ditë pa pushim dhe me vetëmohim po merren me kujdesin për qytetarët dhe se kjo na siguron që në këtë kohë të sfidave në të gjithë botën, nuk jemi vetëm por me miq.
Postimi i tij:
Letër falenderimi nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Duke iu falenderuar të gjithë profesionistëve shëndetësorë dhe punëtorëve mbështetës, zyrtarëve policorë, kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës, zyrtarëve komunal, ministrave dhe partnerëve nga BE e SHBA ne jemi duke u përpjekur të parandalojmë shpërndarjen e virusit.
Duke qendruar e punuar me solidaritet të lartë njerëzor dhe pa dallime të çfarëdo natyre ne do të jemi fitues.
Këto janë falenderime për të gjithë ata që çdo ditë pa pushim dhe me vetëmohim po merren me kujdesin për qytetarët. Kjo na siguron se në këto kohë të sfidave në të gjithë botën nuk jemi vetëm, por bashkë me miqtë tanë.
Gjithçka ka ndërruar në rutinën e jetës sonë. Kjo kërkon vetëdijësim të lartë. Le të mos tregohemi të shkujdesur.
Prandaj, ju lutemi të:
Qëndroni në shtëpi.
Ndiqni rekomandimet e MSh-së dhe IKShP-së.
Bashkë do t’ia dalim!
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3333566436673056&set=a.1033650983331291&type=3