Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka pyetur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, se çfarë ka ndodhur me 1000 testet antiCOVID që janë dhënë donacion nga Serbia në kohën e Qeverisë Kurti 1.
Ministri Vitia tha se ato teste ruhen, gjersa shtoi se nuk janë përdorur asnjëherë.
Tutje, Vitia tha se këto teste do të asgjësohen në momentin e parë që do të vie.
“Për testet që ju pyetni, bazuar në të dhënat e IKSHP-së, ato ruhen si dhe shumica e materialeve laboratorike të tjera dhe se ashtu siç deklaruat ju nuk janë përdorur asnjëherë për shkak të skadencës këto teste do të trajtohen si të gjitha materialet e mikrobiologjisë me afat të skaduar sipas procedurave të departamentit të mikrobiologjisë në IKShPK.
“Meqë nuk kërkohen procedura të veçanta të asgjësimit për to dhe numri i këtyre testeve nuk është i madh, kjo nënkupton se do të asgjësohen në momentin e parë bashkë me mbetjet tjera të laboratorit”, tha ministri Vita në seancën e Kuvendit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.