×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Zemaj: 30-39 vjeç, mosha më e prekur me Covid-19 në Kosovë

    Reporteri
    02 Nëntor 2020 | 21:13

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ndërsa ka folur për gjendjen e Covid-19 në vendin tonë ka thënë se 99 % të rasteve të vdekjes janë me sëmundje përcjellëse.


    Zemaj ndërkaq ka bërë të ditur se moshat më të prekur me coronavirus janë 30-39 vjeç.

    “Grupmosha më e prekur është 30-39 vjeç në Kosovë, shumë pak raste kemi pasur që kanë përfunduar me fatalitet (me këtë moshë)”, tha Zemaj në TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.

    Ai mohoi se ka pasur persona të prekur me coronavirus që kanë vdekur si pasojë e mungesës së oksigjenit.

    “Nuk kanë vdekur për mungesë të oksigjenit, është shpifje dhe etiketim për profesionistët shëndëtësorë. Askush në Republikën e Kosovës nuk ka vdekur për shkak të mungesës për tretman mjekësorë”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!