×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Zemaj në orën 15:00 përmes konferencës konfirmon rastet e reja me Coronavirus

    Reporteri
    15 Korrik 2020 | 12:49

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik mbrëmë nuk publikoi rezultatet që priteshin për numrin e personave të infektuar me COVID-19.


    Sipas një e-maili zyrtar të dërguar dje për media, thuhej se rezultatet do të bëhen sot.

    MSH sot ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një konference për media do të tregojë sa persona janë infektuar.

    “Sot, 15 korrik 2020, në ora 15:00 në Ministri të Shëndetësisë mbahet konferencë për media ku komunikohen edhe të dhënat për Covid-19”’, thuhet në njoftim.

    Kujtojmë se nga MSH kanë thënë se janë marrë 400 mostra. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!