Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka dalë me konferencë për media pas 40 rasteve të reja me coronavirus.
Ai ka deklaruar se gjendja është normale, nuk ka vend për panik dhe se krejt çka duhet është të rritet kujdesi.
“Duhet të rrisim kujdesin, ta mbajmë distancën e pastërtinë dhe mbi të gjitha t’i respektojmë rekomandimet e IKSHP-së. Ky është mesazh është lutje dhe për këtë edhe organe te pavarura qysh sonte do të shtojnë intensitetin edhe të kontrolleve dhe të mbikëqyrjes, por le të jetë mesazh që gjendja të ndryshojë për më së miri dhe të mos kemi nevojë të përballemi me masa shtesë për arsye të kujdesit të virusit në Kosovë. Virusi është akoma prezent, mos besoni perceptimeve dhe deklaratave të ndryshme për shkak të interesave qofshin ato personale, apo kolektive, por besojini profesionistëve shëndetësore derisa gjendja të kthehet në normalitet”, tha Zemaj, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se qysh nesër do të ketë lëvizje të lirë edhe të kufijve, dhe së shpejti do hapen edhe kufijtë ajror. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.