×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Zemaj: Po përpiqemi të gjejmë vaksinën anti-Covid

    Reporteri
    12 Nëntor 2020 | 17:17

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka qëndruar në vizitë në spitalet e Mitrovicës dhe Vushtrrisë dhe nga atje ai ka bërë të ditur se në momentin që vaksina del në treg e kanë obligim ligjor të sigurojnë dhe ta shpërndajnë te qytetarët.


    “Do të jemi në secilin spital dhe në secilën klinikë për të parë gjendjen dhe menaxhimin e kësaj situatë delikate. Në Mitrovicën e Jugut dhe në Vushtrri, stafi mjekësor po bën përpjekje maksimale për t’iu ofruar qytetarëve shërbimet e nevojshme por edhe trajtimin e duhur”, ka shkruar ai.

    Zemaj bëri thirrje për kujdes sepse tha se kapacitetet e spitaleve po mbingarkohen.

    “Me rritjen e testeve, rritet numri i të infektuarve dhe të hospitalizuarve. Kapacitetet tona shëndetësore nuk janë të pakufishme. Ngarkimi i sistemit është në dorë të qytetarëve. Të jemi bashkë në këtë betejë për shëndetin, secili prej nesh mund të bëjë kaq shumë, për të mos lejuar që të infektohet vetë dhe të infektojë të afërmit dhe të rëndohet gjendja në spitalet tona”.

    “Nevojat brenda spitaleve dhe klinikave janë të mëdha, andaj, me gjithë potencialin tonë, jemi në përmbushje të kërkesave për staf, medikamente, material shpenzues dhe kushtet për përballimin e situatës”.

    Zemaj tha se duhet zbatuar masat e Qeverisë që ka miratuar sot.

    “Suksesi ynë varet nga përkushtimi dhe qëndrueshmëria jonë për zbatimin masave. Të gjithë, pa përjashtim, janë pjesë e fitores tonë kundër virusit, duke respektuar rekomandimet dhe duke zbatuar masat”.

    “Ftoj qytetarët për disiplinë dhe respektimin masave për pengimin dhe luftimin e virusit Covid 19, ndërsa zbatuesit e masave të jenë pa kompromis gjatë zbatimit të masave! Të gjithë përgjegjësit institucionalë në ruajtjen dhe kujdesin për shëndetin publik, me Kryetarin e Vushtrrisë Xhafer Tahiri, të Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri, deputeten znj. Rrezarta Krasniqi, Kryesuesin e Kuvendit Komunal z. Safet Kamberi dhe menaxhmentin e Spitalit Rajonal në Mitrovicë dhe Vushtrri”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!