Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale do të mblidhet sot.
Para anëtarëve të këtij komisionit do të raportojë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Zemaj do të raportojë para deputetëve të këtij komisioni rreth menaxhimit të situatës me pandeminë COVID-19.
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale do të mblidhet në ora 13:00.
Ndërkohë edhe 6 komisione të tjera p arlamentare do të mbajnë mbledhje sot në Kuvendin e Kosovës.
Në komisionin e parë që do të mblidhet në ora 10:00, atë për Çështje të Sigurisë, do të raportojë ushtruesi i detyrë së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.
Ai është ftuar që të raportojë për zhvillimet e fundit në Policinë e Kosovës dhe të gjeturat e raportit të Komisionit Evropian për vitin 2020.
Në po të njëjtën kohë do të fillojë edhe mbledhja e Komisionit për Legjislacion, në të cilët së bashku me institucionet përgjegjëse të sektorit të drejtësisë, anëtarët e këtij komisioni do të diskutojnë rreth adresimit të rekomandimeve të dala nga raporti i vendit për vitin 2020.