Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj aktualisht ndodhet në vizitë në Qendrën Emergjentë të QKUK-së për të parë nga afër gjendjen e të lënduarve, shkruan Reporteri.net.
Nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi sot në një restorant në Ferizaj kanë mbetur të lënduar 41 persona.
Mjekët e Emergjencës kanë bërë të ditur se deri më tani në këtë qendër janë sjellë 15 persona të lënduar.
“Deri më tani i kemi pranuar 15 pacientë. Gjendja shëndetësore është mesatarsisht e rëndë. Deri më tani në sallën e operacionin janë duke u trajtuar 9 persona. Lëndimet janë kryesisht në fytyrë dhe pjesën e pasme të trupit. Nuk do të thosha në rrezik për jetë por në gjendje të rëndë janë dy persona”, tha mjeku kujdestar.
Mësohet se deri tani numri I të lënduarve nga shpërthimi në restorantin në Ferizaj ka arritur në 41.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë se deri te shpërthimi ka ardhur si pasojë e një bombole gazi.
Akoma nuk dihen shkaqet e shpërthimit, teksa policia dhe njësitet e tjera relevante po qëndrojnë në vendin e ngjarjes.
Pamjet nga vendi i ngjarjes mund t’i shihni në linkun e lajmit më poshtë