Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka apeluar te bashkatdhetarët që zgjedhin të kalojnë përmes Republikës së Serbisë, që të kenë kujdes të shtuar.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, MPJD’ja ka bërë me dije se apeli për kujdes të shtuar vjen pas sjelljeve të fundit të papërgjegjshme të institucioneve të Serbisë ndaj shtetasve të Kosovës, duke aluduar kështu për ndalimin e shtetasit kosovar, Nezir Mehmetajt, nga autoritetet serbe në janar të këtij viti në Merdare.
“Të nderuar qytetarët të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarë, Me arritjen e sezonës verore, shumë bashkatdhetarë dhe qytetarë të Kosovës do të vizitojnë familjarët e tyre, një pjesë e të cilëve për rrugë tranzitore do të zgjedhin të kalojnë përmes Republikës së Serbisë. Duke u nisur nga sjelljet e fundit të papërgjegjshme të institucioneve të Serbisë ndaj shtetasve të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ju rekomandon që rrugëtimin tuaj për në dhe nga Republika e Kosovës, të planifikoni me kohë dhe me kujdes të shtuar”, thuhet në komunikatë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.