×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Arsimit e dinte për gabimet e “Projektit të Historisë së Përbashkët”, megjithatë qëndroi e heshtur

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 21:07

    Në vitin 2017, stafi akademik i Departamentit të Historisë kishte përgatitur raport për këtë projekt.


    Mangësitë të cilat janë shpërfaqur në publik ditëve të fundit për “Projektin e Historisë së Përbashkët”, dikush i kishte evidentuar tri vite më parë.

    Me kërkesë të ish-ministrit të arsimit, Arsim Bajramit, personeli akademik në departamentin e historisë në Universitetin e Prishtinës, kishte hartuar një raport për dy vëllimet e para të këtij projekti.

    Pas analizimit të përmbajtjes, hartuesit e këtij raporti arritën në një përfundim të qartë.

    Hartuesi i këtij raporti, Durim Abdullahu thotë se në këtë projekt dominojnë kryesisht burimet serbe.

    Abdullahu thotë që qysh në vitin 2017, ia kishin bërë me dije Ministrisë së Arsimit, për mënyrën se si pasqyrohej historia, duke përfshirë masakrën e Reçakut.

    Por ashtu siç nuk pati ndonjë reagim asokohe, edhe këto ditë Ministria e Arsimit ka qëndruar e heshtur.

    Televizioni ka tentuar gjatë tërë ditës të marrë një përgjigjie nga zyrtarë të këtij institucioni në lidhje me këtë projekt, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

    Por për të kanë diskutuar gjatë së enjtes deputetët e Kuvendit të Kosovës, ku akademikët u kritikuan se u bënë pjesë e projektit për një honorar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!