×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Brendshme jep detaje për kthimin e të mbijetuarve dhe viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci

    Reporteri
    27 Korrik 2021 | 18:20

    Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje për procedurën e kthimit të qytetarëve të Kosovës që mbijetuan nga aksidenti tragjik në Kroaci por edhe për kthimin e viktimave të kësaj tragjedie.


    Nëpërmjet një komunikatë është thënë se institucionet e Kosovës në koordinim me institucionet e Kroacisë, kanë organizuar kthimin e bashkëqytetarëve tanë në Kosovë, gjendja shëndetësore e të cilëve është stabile. Ata do të vijnë sonte me transport ajror, pas orës 22:00.

    Po ashtu është thënë se Ministria e Punëve të Brendshme është në kontakt të vazhdueshëm me familjet e viktimave lidhur me procedurat e kthimit në Kosovë të trupave të personave që humbën jetën në aksidentin tragjik të së dielës.

    Komunikata e plotë:

    Të nderuar qytetarë,

    Qeveria e Republikës së Kosovës me të gjitha institucionet dhe kapacitetet e veta po punon maksimalisht për t’u ofruar kujdesin dhe trajtimin e duhur bashkatdhetarëve tanë të aksidentuar në Kroaci.

    Insititucionet e Kosovës në koordinim me institucionet e Kroacisë, kanë organizuar kthimin e bashkqytetarëve tanë në Kosovë, gjendja shëndetësore e të cilëve është stabile. Ata do të vijnë sonte me transport ajror, pas orës 22:00.

    Qeveria do të organizojë transportin dhe përcjelljen e bashkqytetarëve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” deri te familjet, në vendbanimet e tyre.

    Ministria e Punëve të Brendshme është në kontakt të vazhdueshëm me familjet e viktimave lidhur me procedurat e kthimit në Kosovë të trupave të personave që humbën jetën në aksidentin tragjik të së dielës.

    Si pasojë e aksidentit të së dielës, kanë vdekur 10 persona dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur.

    Të martën janë liruar nga spitali 26 persona të plagosur në aksident derisa ka thënë se 15 persona janë duke u trajtuar ende. Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

    Disa nga personat e plagosur do të vazhdojnë të trajtohen në shtetin e Kroacisë, disa do t kthehen në Gjermani.

    Në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë, ku njëri nga shoferët ka vdekur. Autobusi po udhëtonte në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

    Njëri shofer ka vdekur, ndërsa tjetri, i cili ka qenë duke vozitur, i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!