×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Bujqësisë ekzekutoi pagesat për kompensimin e dëmeve në bujqësi

    Reporteri
    22 Tetor 2020 | 18:21

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka njoftuar sot bujqit kosovarë se janë realizuar pagesat për kompensim të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore ndaj kulturave bujqësore, për periudhën janar-qershor 2020.


    Pagesat janë ekzekutuar për 2.354 bujq në vlerë prej dy milionë euro, në 21 komuna: Prishtinë, Podujevë, Fushë Kosovë, Drenas, Skenderaj, Vushtrri, Mitrovicë, Rahovec, Suharekë, Gjilan, Viti, Kamenicë, Klinë, Istog, Pejë, Prizren, Dragash, Mamushë, Kaçanik, Shtime dhe Leposaviq.

    Mustafa u zotua se ai, kabineti i tij dhe e gjithë ministria mbeten të angazhuar që të përkrahin bujqit vendorë të fuqizohen çdo ditë e më shumë për të prodhuar nga toka jonë, ushqimin tonë, për familjet tona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!