×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Drejtësisë për Vettingun dhe Byronë: Jemi të hapur për bashkëpunim

    Reporteri
    18 Qershor 2022 | 17:37

    Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se si ministri janë të hapur për bashkëpunim, sa i përket procesit të Vettingut dhe atij të konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.

    “Vettingu nënkupton sistem të drejtësisë të paanshëm e profesional; kurse Byroja do t’ia kthejë shtetit e shoqërisë pasuritë e përvetësuara padrejtësisht ndër vite”, ka shkruar Sallahu në një postim në Facebook.

    “Të dy këto procese i patëm premtuar. Të dyjat do t’i realizojmë dhe për këtë jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë”.

    Tutje Sallahu tha se opinionet e Komisionit të Venecias janë siguria, dëshmia e garancia e implementimit të tyre.

    Sot Komisioni i Venecias i ka dhënë dritë të gjelbër procesit të Vettingut, duke thënë se një gjë e tillë është më se e nevojshme, por se me ndryshime kushtetuese, Komisioni ka rekomanduar të bëhet Vettingu vetëm për krerët e drejtësisë, ku përfshihen kryeprokurorët dhe kryetarët e gjykatave.

    Ministrja Haxhiu: Vettingu do të jetë i plotë, do të fillohet nga krerët e institucioneve të drejtësisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!