×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Financave: Çdo punëdhënës duhet që në 50 të punësuar, ta punësoj edhe një person me aftësi të kufizuar

    Reporteri
    23 Shkurt 2023 | 15:11
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se në bazë të Ligjit për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuar, punëdhënësit obligohen që për çdo 50 të punësuar, ta punësojnë së paku një person me aftësi të kufizuara.

    Sipas MFPT-së, punëdhënësit nga sektori publik, privat dhe organizatat joqeveritare të cilët nuk e përmbushin obligimin ligjor, obligohen që për nxitjen e punësimit të kësaj kategorie, të paguajnë kontribute mujore në lartësi të pagës minimale.

    “Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në linjë me programin Qeverisës, mbetet e përkushtuar për të krijuar qasje të barabartë në tregun e punës për të gjitha kategoritë shoqërore”, thuhet në njoftim.

    Tutje, ministria ka publikuar edhe numrin e llogarisë në të cilën mund të bëhen kontributet mujore në llogarinë e veçantë në Thesar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!