Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka publikuar një njoftim të rëndësishëm sa i përket administrimit të pagesave për përfituesit e skemave pensionale dhe sociale.
Sipas MF-së, datat për pagesa janë si në vijim:
Pensionet e rregullta: data 15 e çdo muaji;
Pensionet e veteranëve: data 20 e çdo muaji;
Skemat sociale: data 30 e çdo muaji;
Shtesat për fëmijë: data 25 e çdo muaji;
Shtesat për lehona: data 25 e çdo muaji.
“Aplikimi për Shtesa për Fëmijë e Lehona do të jetë i hapur nga data 1 – 10, ashtu që pagesat çdo muaj të ekzekutohen në datën e paraparë” thuhet në njoftim.
Tutje, Ministria bën me dije gjithashtu se pensionet për veteranë do të ekzekutohen ndryshe nga pensionet e rregullta për shkak të verifikimit të statusit të punësimit me Administratën Tatimore të Kosovës.
“Qytetarët duhet të kenë parasysh se nëse data e paraparë sipas këtij udhëzuesi është ditë vikendi apo pushimi zyrtar, pagesat do të ekzekutohen në ditën vijuese të punës” përfundon njoftimi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.