×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Ministria e Financave mundëson heqjen vullnetare të atyre që s’duan t’i marrin 100 eurot e fundvitit

    Reporteri
    25 Dhjetor 2024 | 14:50

    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se ata që nuk duan të pranojnë shtesat që janë ndarë për fëmijë e pensionistë gjatë fundvitit, mund ta bëjnë këtë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Murati ka thënë se për ta mundësuar heqjen nga lista e përfitimit të shtesës së njëhershme prej 100 euro për fëmijë e për pensionistë, kanë përgatitur formularin online ku secili që dëshiron vullnetarisht  mund të heq dorë.

    “Shtesat e fundvitit për fëmijë e për pensionistë janë mirëpritur nga shumë qytetarë. Por ka edhe prej atyre që deklarojnë se shtesat e tilla ata nuk do duhej t’i merrnin sepse nuk kanë nevojë. Për ta mundësuar heqjen nga lista e përfitimit të shtesës së njëhershme prej 100 euro për fëmijë e për pensionistë, kemi përgatitur formularin online ku secili që dëshiron vullnetarisht të heq dorë, mund ta bëjë këtë për 2 minuta, duke plotësuar formularin në vijim:

    https://see.rks-gov.net

    Jam i bindur që disa deputetë të opozitës dhe disa analistë do të jenë të parët që do ta plotësojnë 😊.
    Andaj mos hezitoni t’a ndani edhe me ta këtë formular”, shkruan Murati.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!