×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Financave për kartonin e gjelbër: Mbulimi i kostos do të bëhet për këto automjete

    Reporteri
    05 Gusht 2021 | 11:43

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se mbulimi i kostos së policës kufitare për bashkëatdhetarët, do të jetë i mundur vetëm për veturat dhe motoçikletat që hyjnë fizikisht përmes pikave kufitare.


    Sipas kësaj ministrie, policat kufitare të subvencionuara kanë vlefshmëri 1-mujore dhe në rast të qëndrimit përtej afatit 1-mujor të policës së subvencionuar, polica mund të ripërtërihet.

    Njoftimi i plotë:

    Përmes kësaj komunikate, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e sheh të nevojshme të sqarojë për të gjithë bashkatdhetarët se mbulimi i kostos së policës kufitare/kartonit të gjelbër është i mundshëm vetëm për veturat dhe motoçikletat që hyjnë fizikisht përmes pikave kufitare.

    Policat kufitare të subvencionuara kanë vlefshmëri 1-mujore dhe në rast të qëndrimit përtej afatit 1-mujor të policës së subvencionuar, polica mund të ripërtërihet në dy mënyra:(i) duke kaluar përsëri nëpër njërën nga pikat kufitare për të marrë edhe një policë të subvencionuar nga shteti, ose (ii) duke blerë policë të re në njërën nga zyrat e BKS-së brenda territorit të vendit.

    Vlen të theksohet se policat që blihen brenda territorit të vendit, i nënshtrohen zbritjes së çmimit prej 35%, sipas vendimit të BQK-së.

    Ky aranzhim është i domosdoshëm, marrë parasysh se kalimi përmes sistemit të kontrollit kufitar është mënyra e vetme për të identifikuar saktësinë e të dhënave që shërbejnë si bazë për subvencionim e policës kufitare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!