×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Ministria e Hajrulla Çekut jep katër tenderë një burimorë brenda një muaji për punë shtesë në disa projekte

    Reporteri
    08 Nëntor 2024 | 20:38

    Brenda një muaji, Ministria e Kulturës që udhëhiqet nga Hajrulla Çeku ka dhënë katër tenderë një burimorë për punë shtesë në disa projekte që ka nisur kjo ministri. Vlera e këtyre kontratave shkon në mbi 132 mijë euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Tenderi i fundit me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit të kontratë është dhënë para katër ditësh, e nënshkrimi ka qenë i planifikuar të bëhet dje.

    Ky tender në vlerë mbi 16 mijë euro është dhënë për punë shtesë në ndërhyrje restauruese dhe konservuese në shtëpinë dhe ahurin e Familjes Munik në Prizren.

    Në njoftimin për dhënie të kontratës të publikuar në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, është dhënë edhe një arsyetim për përdorimin e kësaj procedurë.

    “Arsyetimi për zgjedhjen e procedurës së negociuar kjo procedurë gjenë zbatim në Ligji për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës nr. 04 L-042 i ndryshuar dhe plotësuar me Lgjin Nr. 04 L-237, Ligjin Nr. 05 L-068 dhe Ligjin Nr. 05 L-092. unë shtesë sipas aprovimeve paraprake nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore, Menaxheri i Kontratës, Organi Mbikëqyrës dhe Sekretari I Përgjithshëm të njëjtat kanë aprovim të mjeteve financiare dhe se janë paraqitur të gjitha dokumentacionet e nevojshme të tilla si 1. Deklarata e Disponueshmerisë se Mjeteve 2. Aprovimet nga Menaxheri i Kontratës, Udhëheqësi i Drejtpërdrejt dhe ZKA 3. Paramasa dhe Parallogaria 4”, thuhet në njoftim.

    Kontrata i është dhënë kompanisë “N.N.100% Design Sh.p.k”.

    Tender tjetër njëburimorë është dhënë edhe për punë shtesë në Xhaminë e Turbohovcit dhe Konakun e Mahmut Begollëve.

    Kontrata është nënshkruar me 14 tetor me kompaninë “HARISI GROUP”.

    Vlera e kontratës është mbi 27 mijë euro. Edhe për këtë tender, në dosje është dhënë një arsyetim për përdorimin e procedurës së negociuar.

    “Arsyetimi për zgjedhjen e procedurës së negociuar kjo procedurë gjenë zbatim në Ligji për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës nr. 04 L-042 i ndryshuar dhe plotësuar me Lgjin Nr. 04 L-237, Ligjin Nr. 05 L-068 dhe Ligjin Nr. 05 L-092. unë shtesë sipas aprovimeve paraprake nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore, Menaxheri i Kontratës, Organi Mbikëqyrës dhe Sekretari i Përgjithshëm të njëjtat kanë aprovim të mjeteve financiare dhe se janë paraqitur të gjitha dokumentacionet e nevojshme të tilla si 1. Deklarata e Disponueshmerisë se Mjeteve 2. Aprovimet nga Menaxheri i Kontratës, Udhëheqësi i Drejtpërdrejt dhe ZKA 3. Paramasa dhe Parallogaria 4. Vendimet e caktimit të personave përgjegjës 5. Kontrata bazë – Ndërhyrje restauruese dhe konservuese në objektet e Trashëgimisë Kulturore në gjithë Republikën e Kosovës me numër identifikues 207-24-1161-5-1-1 C397 (207-24-008-5-1-1)”, thuhet në njoftim.

    Kontratë tjetër njëburimore është dhënë për punë shtesë në shtëpinë e Aga Gjonit në Prizren.

    Vlera e kontratës është rreth 13 mijë euro dhe i është dhënë kompanisë “LIMITPROJECT SH.P.K”.

    “Arsyetimi për zgjedhjen e procedurës së negociuar kjo procedurë gjenë zbatim në Ligji për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës nr. 04 L-042 i ndryshuar dhe plotësuar me Lgjin Nr. 04 L-237, Ligjin Nr. 05 L-068 dhe Ligjin Nr. 05 L-092. unë shtesë sipas aprovimeve paraprake nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore, Menaxheri i Kontratës, Organi Mbikëqyrës dhe Sekretari i Përgjithshëm të njëjtat kanë aprovim të mjeteve financiare dhe se janë paraqitur të gjitha dokumentacionet e nevojshme”, thuhet në dosje.

    Një tender njëburimorë në vlerë rreth 50 mijë euro është dhënë nga Ministria e Kulturës për punë shtesë në Rivitalizimi i rrugës Marin Barleti – Prizren në LOT 1 dhe 2 respektivisht ne parcelat 3598-0, 3599-0, 3345-0 dhe 3602-1.

    Me kontratë është shpërblyer konsorciumi “LIMITPROJECT SH.P.K.; Rinesa SH.P.K.; DELTA – CCD SH.P.K”.

     

     

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!