×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Infrastrukturës apel diasporës: Kujdes nga mashtrimet me bileta të fluturimeve

    Reporteri
    14 Qershor 2019 | 14:45

    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit me anë të një videoje sensibilizuese u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës, veçanërisht diasporës që të mos bien pre e mashtrimeve me bileta të fluturimeve.


    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, njofton se përmes kësaj video sensibilizuese ka për qëllim evitimin e situatave të viteve të kaluara, të mashtrimit me bileta të fluturimeve.

    Vitin e kaluar qindra mërgimtarë kishin rënë pre e këtyre mashtrimeve, kur ata rezervonin biletat për në Kosovë. Për këto mashtrime ishin arrestuar edhe disa persona. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/MinistriaeInfrastruktures/videos/349712632405428/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!