×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Infrastrukturës do të investojë në Prishtinë 1.1 milion euro

    Reporteri
    22 Maj 2020 | 12:51

    Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi për projektet infrastrukturor gjatë vitit 2020 dhe 2021 në vlerë prej 1 milionë e gjysmë euro, me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.


    Abdixhiku njoftoi se do të investohet në urën e mbikalimit në hyrje të Prishtinës si dhe në kyçjen e rrethrrotullimit në Veternik. Po ashtu u nënshkruan projekte edhe për gjelbërimin e kryeqytetit.

    “Kemi në shkruar një memorandum bashkëpunimi për i investime në hyrje të Prishtinës”.

    “Në ndërtimin e urës mbikalim në hyrje të Prishtinës dhe në gjelbërim si dhe në kyçjes e rrethrrotullimit në Veternik. Këto projekte janë të paraparë për vitet 2020-2021”.

    “Kemi biseduar edhe për projekte tjera siç edh të edhe pjesa e hekurudhës. Grupi punues do të filloj punën nëse nuk kemi telashe gjatë këtij vitin do të jetë i përfunduar. Vlera e projekteve është 1 milionë e gjysmë”.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, deklaroi se në rrugën në Veternik kanë pasur telashe si shkak i shembjes së dheut, por do të përfundoj në një periudhë 40 ditore, raporton EO.

    Ahmeti potencoi se shumë shpejt do të bëjë zgjidhjen edhe për lidhjen e rrethit të Fushë-Kosovës me lagjen” Arbëria”.

    “Rruga e Veternikut që lidhet me Mitrovicën menaxhohet nga ministria e Infrastrukturës, kemi pasur telashe në shembjen e dheut. Do të jetë një periudhë 40 ditore për përfundimin e projektit”.

    “Shumë shpejt do ta kemi zgjedhjen e ofruar nga ministria edhe me lidhjen e rrethit të Fushë-Kosovës me Arbërinë. Këto projekte do të përmirësojnë jetën infrastrukturore”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!