×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Infrastrukturës tregon si është gjendja e rrugëve kombëtare dhe rajonale

    Reporteri
    08 Dhjetor 2020 | 11:15

    Ministria e Infrastrukturës ka dhënë detajet për gjendjen ditore të rrugëve kombëtare dhe rajonale.


    Sipas MI-së, në disa akse rrugore është hedhur kripë për shkak të ngricave, ndërsa reshja nuk ka pasur në asnjë aks rrugor.

    “Mirëmbajtja e rrugëve vazhdon 24 orë në tërë Republikën e Kosovës. Në auto-udha R6, Doganaj-Hani i Elezit, gjatë 24 orëve nuk ka pasur reshje të borës dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme. Borë nuk ka pasur as në auto-udhën A7, Morinë-Gjurgjicë”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

    Në regjionin Prishtina 1 dhe 2, sipas MI-së, gjendja e rrugëve është e mirë, pa të reshura të borës gjatë 24 orëve të fundit.

    Kurse, në regjionin e Prizrenit, të gjitha rrugët nën menaxhimin e Ministrisë së Infrastrukturës janë të qarkullueshme dhe nuk ka pasur të reshura të borës.

    Po ashtu, në regjionin Peja 1 dhe 2 të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe s’ka pasur reshje të borës gjatë 24 orëve.

    Në regjionin e Ferizajt ka pasur hedhje të kripës për shkak të ngricave, por pa të reshura bore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!