×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Jashtme e painformuar rreth bisedimeve teknike me Serbinë në Berlin

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 20:48

    Ndërsa dialogu Kosovë-Serbi në nivel të lartë, pra të presidentëve ka ngecur dhe nuk dihet nëse do të zhvillohet Samiti i paraparë i Parisit, Gjermania ka ndërmjetësuar të mërkurën mbrëma një takim në Berlin mes palës kosovare dhe serbe mes zyrtarëve nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë.


    Takimi i zhvilluar ka të bëjë me vazhdimin e bisedimeve të nivelit teknik.

    Udhëtimin në Gjermani dhe takimin me Gjuriq për Reporteri.net e ka konfirmuar ish – shefi i delegacionit të Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë Avni Arifi i cili aktualisht është ambasador i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe.

    “I tërë takimi ka pasur të bëjë vetëm për të arritur te dialogu teknik ku ka mbet procesi, pra se si të vazhdojmë tutje”, ka deklaruar Arifi për Reporteri.net.

    Ai ka bërë me dije se delegacioni i Kosovës nuk ka pasur autorizime të flas rreth çështjes së taksës sikurse edhe për çështjet e nxehta politike siç është Asociacioni dhe temat tjera.

    Në lidhje me këtë takim, nuk ka qenë i informuar as Ekipi Negociator i Kosovës e as Ministria e Punëve të Jashtme.

    Liridon Llapashtica, këshilltar politik i ministrit, Behgjet Pacolli, ka thënë për lajmi.net, se MPJ-ja nuk ka qenë në dijeni në lidhje me këtë takim.

    “Ministria e Punëve të Jashtme s’ka asnjë informacion në lidhje me temën që po e trajtoni ju. MPJ nuk ka qenë e informuar në lidhje më këtë takim. Ju lutem drejtojuni Zyrës së Kryeministrit”, ka thënë shkurt Llapashtica.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!