×
  • Lajme
  • Lajme / Vizat

    Ministria e Jashtme spanjolle: Njohja e pasaportave nuk nënkupton njohjen e Kosovës

    Reporteri
    08 Janar 2024 | 11:08

    Disa ditë pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave, Spanja i ka njohur pasaportat e Kosovës.

    Lidhur me këtë, Ministria e Jashtme e Spanjës ka thënë se ky zhvillim në asnjë mënyrë nuk nënkupton njohen e Kosovës.

    Në përgjigjen e kësaj ministrie thuhet se pa këtë vendim, kosovarët do të kishin probleme në vizitat e ligjshme të shteteve që nuk i njohin.

    “Të gjitha shtetet që nuk e njohin Shengenin kanë pranuar përdorimin e pasaportave të zakonshme kosovare. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton njohjen e Kosovës. Pa këtë modifikim, mbajtësit e këtyre pasaportave do të kishin probleme në vizitat e ligjshme të shteteve që nuk i njohin”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së spanjolle për KlanKosova.

    Nga kjo ministri poashtu kanë folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Spanja favorizon dhe do të vazhdojë të favorizojë dialogun Beograd-Prishtinë si një mënyrë për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe synon të minimizojë ndikimin e tij tek qytetarët”, theksohet tutje në këtë përgjigje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!