×
  • Lajme
  • Lajme

    1.2 milionë euro do t’i kushtojë Ministrisë së Mbrojtjes blerja e një autobusi dhe 14 minibusëve

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 12:36

    1 milion e 280 mijë euro janë ndarë nga Ministria e Mbrojtjes, për blerjen e një autobusi dhe 14 minibusëve, shkruan Gazeta Online “Reporteri”.


    Përmes thirrjes për kontratë, të publikuar në platformën “e-prokurimi”, Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se do të furnizohet me autobus dhe minibusë të përsonelit. Për realizmin e këtij furnizimi, Ministria ka parashikuar të nënshkruaj kontratë deri në 1 milion e 280 mijë euro.

    Për këtë tender, është përdor procedura e hapur e prokurimit me kriter të dhënies së kontratës, çmimi më i ulët. Gjithashtu mësohet se është planifikuar të blihet një autobus dhe 14 minibusë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!